Facebook
Twitter
Problem melden

Pyes Lotin Songtext

Të flisja gjuhët e gjithë botës
E të mos ndjeja dashurinë
Do isha si një gur I heshtur
Këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja
Të mos shihja varfëri
Të digjej trupin do ta falja
E le të bëhej hi.

Së ëndrrat edhe shpresat
Pa dashurinë janë thjesht një iluzion
Ndaj dua o njeri, t'i fal pak dashuri
Pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?

(refren)
Se loti që pikon, një zemër lëndon
I vogël na duket, I madh sa një glob
O botë e di se ç'të mundon
Se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot
S'njohin dashurinë, s'njohin mirësinë.
-----------

Të flisja gjuhët e gjithë botës
E të mos ndjeja dashurinë
Do isha si një gur I heshtur
Këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja
Të mos shihja varfëri
Të digjej trupin do ta falja
E le të bëhej hi.

(Refreni)

Dashuria, ëndrra, shpresa
Kë të zgjidhja nga të tria
Dhe një natë lotin pyeta
Mu përgjigj... Dashuria
Elsa Lila - Pyes Lotin
Quelle: Youtube
0:00
0:00
Made with in Berlin
© 2000-2024 MusikGuru