Facebook
Twitter
Problem melden

Jeta është e shenjtë Songtext

U këputën yjet dhe ranë në tokë
Gjethe s'çelën pemët
E këngën e lanë zogjtë
Krejt papritur të binte nisi shi
Jo s'ishte shi, por ishin lotët e mi

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri
I fshiva ëmbël lotët
Ti jepja më shumë shpresë
Dhe me zërin tim
Gjej forcë e ulërij
I them kësaj bote
"E nesërmja është tani"

(refren)
Po të kishte dhimbja fjalë
Do flisnin edhe malet
Sytë e mi të shkretë sa panë
Si lajnë as oqeanet
Jetën jo askush në botë
Nuk mund ta presë në mes
Jeta jepet veç një herë
...është e shenjtë
---------- (2 herë)

U fikën edhe diejt, I mbyllën sytë
Pas flakës së shtëpive
Në valle rrotull djajtë
Të gjithë ëngjëjt morën arratinë
Me ta në qiell liria rrugën ndrin

I zgjata dorën dhimbjes me dashuri
I fshiva ëmbël lotët
Ti jepja më shumë shpresë
Dhe me zërin tim
Gjej forcë e ulërij
I them kësaj bote
"E nesërmja është tani"

(Refreni)
News
Madonna: Größte Show macht sie noch immer sprachlos
Vor 22 Stunden
Madonna: Größte Show macht sie noch immer sprachlos
Kylie Minogue: Sie will weiter in Vegas auftreten
Vor 1 Tag
Kylie Minogue: Sie will weiter in Vegas auftreten
Rovena Dilo - Jeta është e shenjtë
Quelle: Youtube
0:00
0:00
Made with in Berlin
© 2000-2024 MusikGuru